Legjenda e Lacios “ngre në qiell” Strakoshën: Sillet si ekspert, skuadra e ka portierin për 10 vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2018 | 11:08

Legjenda e Lacios “ngre në qiell” Strakoshën: Sillet si ekspert, skuadra e ka portierin për 10 vite

Thomas Strakosha është duke treguar vlerat e tij te Lacio javë pas jave, duke bërë që të gjithë sytë të kthehen nga shqiptari 23-vjeçar. Së fundmi, një legjendë e portës së Lacios i ka thurur elozhe shqiptarit dhe u ka kujtuar bardhekaltërve xhevahirin që kanë në dispozicion.

Strakosha

“Është 23 vjeç dhe shumë prej moshatarëve të tij mund të bëjnë gabime, mirëpo Strakosha është i ekuilibruar. Mosha që ka, i lejon atij që të ketë ende vend për përmirësime dhe të ketë ende për të treguar në fushë.

marko balota

Mirëpo, në vazhdimësi, ka treguar se sillet si ekspert, pavarësisht se është shumë i ri. Lacio e ka siguruar portierin që i duhet për dhjetë vite”, ka deklaruar Balota.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"