Legjenda e Interit, elozhe Berishës: Shqiptari ka talent, instinktet e tij janë të pastra

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Janar 22, 2018 | 18:34

Legjenda e Interit, elozhe Berishës: Shqiptari ka talent, instinktet e tij janë të pastra

Ndeshja e djeshme mes Napolit dhe Atalantës ka qenë një tjetër pengesë e kaluar për napolitanët në rrugëtimin drejt titullit në Serinë A. Në fushë kanë qenë dy kuqezinjtë e Kombëtares, Hysaj dhe Berisha. Ky i fundit, edhe pse i humbur në këtë sfidë dhe ka pësuar një gol, ka marrë vlerësime dhe komente nga shumë legjenda të futbollit italian.

xhuzepe bergomi

Xhuzepe Bergomi, në analizën e ndeshjes në “Sky Sport”, ka evidentuar jo vetëm një pritje të gardianit të Kombëtares, por në tërësi paraqitjen e tij përgjatë 90- minutëshit. “Ai bëri një pritje spektakolare. Mirëpo, për ta arritur diçka të tillë, duhet ta ndjekësh aksionin, të kesh vëmendjen dhe të bësh ndërhyrjen preçize. Berisha e bëri diçka të tillë.

Megjithatë, portieri shqiptar tregoi përgjatë 90-minutëshit se ka talent dhe ka instinkte të pastra për atë që bën. Edhe në momentin e golit tentoi të bëjë pjesën e tij, por nuk mund ta shpëtojë gjithmonë skuadrën”, është shprehur ndër të tjera ish-mbrojtësi i Interit.

BERISHA-ATALANTA






www.minuta90.com