Legjenda e Interit akuzon trajnerin për humbjen me Barcelonën: Konte stërvit këmbët, por këtë herë duhej… mendja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 16:11

Legjenda e Interit akuzon trajnerin për humbjen me Barcelonën: Konte stërvit këmbët, por këtë herë duhej… mendja

Sandro Macola ka analizuar humbjen e Interit kundër Barcelonës dhe ka vënë në pikëpyetje mënyrën se si Antonio Konte e ka përgatitur këtë sfidë.macola

Legjenda e zikaltërve thotë se skuadra nuk ishte e vendosur në atë që bënte në fushën e lojës dhe kjo krijonte dyshime në performancë. “Ndoshta ndeshja nuk u përgatit si duhet në aspektin psikologjik. Kur një skuadër futet në fushën e lojës, duhet të tregojë menjëherë se çfarë do të bëjë me ndeshjen, ta dominojë atë apo të presë çfarë sjell loja.

Interi, në fakt, e la ndeshjen në dorën e të tjerëve. Ose mendonte se do të ishte një sfidë shumë e lehtë, ose nuk besonte që do të mund të kualifikohej.konte

Duhet kuptuar se si Konte i ka stërvitur gjatë këtyre ditëve, sepse të stërvitësh këmbët është mirë, por ndonjëherë duhet stërvitur mendja”, thotë Macola, i cili tha se lojtarët e Barcelonës, edhe pse rezerva, ishin shumë të përgatitur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"