Legjenda e Gjermanisë i bindur: Bajerni s’ka rival as në 2022-shin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2021 | 17:28

Legjenda e Gjermanisë i bindur: Bajerni s’ka rival as në 2022-shin

Lotar Mateus foli për “Sky” në lidhje me atë që pret në fazën e dytë të sezonit në Bundesligë.

Mateus

“Bajerni mbetet favorit absolut, në fakt nuk kam asnjë dyshim që dhe ky titull do të shkojë në Mynih. Nëse Borusia do të kishte fituar në ndeshjen direkte mund të mendoja ndryshe, por ajo ndeshje vendosi shumë për sa i përket luftës për titullin.”

“Bavarezët kanë diçka më shumë se kundërshtarët në momentin që kampionati hyn në një fazë të rëndësishme”, tha ish-kapiteni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"