Legjenda e Barçës sulmon afrimin e katalanasve: Nuk kam parë lojtar më të keq, nuk e di kush ia rekomandoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2021 | 17:02

Legjenda e Barçës sulmon afrimin e katalanasve: Nuk kam parë lojtar më të keq, nuk e di kush ia rekomandoi

Ish-mesfushori legjendar i Interit dhe Barcelonës, Luis Suarez edhe pse në moshën 86-vjeçare nuk nguron të bëhet protagonist në daljet e tij për mediat.

luis suarez

Në një intervistë për gazetën spanjolle “El Arquitecto”, Suarez foli me gjuhë të ashpër ndaj sulmuesit të Barcelonës, Luk de Jong duke e cilësuar si “lojtarin më të keq që ka parë në jetën e tij”.

“Nuk e di kush ia rekomandoi Barçës këtë sulmuesin Luk de Jong. Nuk kam parë lojtar më të keq në jetën time”, ishin fjalët e legjendës Suarez duke iu referuar paraqitjes së sulmuesit në barazimi 1-1 të katalanasve me Kadizin në La Liga.

Luk de Jong u afruar këtë verë te Barcelona nga skuadra e Sevijës duke shpresuar të jetë një forcë e shtuar për sulmin, po as sulmuesi holandez nuk ka arritur të zgjidhë dot hallet e sulmit të katalanasve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"