Legjenda e Barcelonës: Suarez duhet të qëndrojë, ka shkruar historinë me katalanasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 23:22

Legjenda e Barcelonës: Suarez duhet të qëndrojë, ka shkruar historinë me katalanasit

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo, ka analizuar situatën që po kalon Luis Suarez dhe thotë se sulmuesi uruguaian ka të gjithë të drejtën për të qëndruar në skuadër për atë që ka bërë.
rivaldo
“Luis ka qenë një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ka bërë histori në këtë klub. Sigurisht që ai ka të drejtë të qëndrojë dhe për mendimin tim do të ishte një vlerë e shtuar nëse do të vendoste këtë gjë. Nuk kam informacione se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Rivaldo.

Ditën e djeshme Suarez shkoi në Itali për të dhënë provimin e gjuhës, të cilin e kaloi me sukses dhe transferimi i tij te Juventusi është më pranë se kurrë në këto momente.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"