Legjenda braziliane këshillon Barcelonën: Po bën autogol me merkaton, të fokusohen vetëm te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2020 | 0:02

Legjenda braziliane këshillon Barcelonën: Po bën autogol me merkaton, të fokusohen vetëm te…

Rivaldo këshillon Barcelonën që të mos bëjë gabime, por të fokusohet tek e tashmja. Ish-sulmuesi i katalanasve thotë se drejtuesit po e përqendrojnë vëmendjen e tyre te merkatoja dhe kjo mund të krijojë probleme.rivaldo

“Barcelona është në një moment të rëndësishëm të sezonit ku po lufton për titullin kampion në Spanjë dhe do të provojë shanset e saj në Ligën e Kampionëve. Nuk e kuptoj pse drejtuesit merren me merkaton dhe shpërqendrojnë lojtarët duke i futur në bisedime me ekipe të tjera. Në këtë mënyrë ata nuk do të fokusohen te sezoni aktual dhe e shoh shumë problem këtë pjesë”, ka thënë fillimisht Rivaldo.

Braziliani merr në mbrojtje patriotin e tij, Artur Melo. “Nëse shkon te Juventusi, italianët do të bëjnë një goditje të madhe sepse Artur është një lojtar i veçantë dhe ndryshe nga të tjerët. Mendoj se duhet të qëndrojë te Barcelona dhe t’i tregojë vlerat aty.kutinjo

Kutinjo? Dëmtimi për të do të ketë qenë një goditje e madhe psikologjike. Ishte momenti më i mirë për rikthimin e tij. Do të bënte mirë dhe do të vendosej në vitrinë për merkaton. Ndoshta mund të bindte edhe Barcelonën që të mos e largonte”, ka thënë Rivaldo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"