Legjenda Bavareze lëshon alarmin: Bundesligën po e kalojnë të gjithë

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 16, 2018 | 19:58

Legjenda Bavareze lëshon alarmin: Bundesligën po e kalojnë të gjithë

Legjenda e Bajernit të Mynihut dhe Gjermanisë, Stefan Efenberg ka lëshuar një deklaratë të fortë për të cilën kanë filluar shumë debate. Dhe ky ndoshta ka qenë qëllimi i gjermanit, që të vëri ujërat në lëvizje. Ai është shprehur se Bundesliga nuk është tërheqëse për lojtarët e mëdhenj, dhe kjo rrit diferencat me kampionatet e tjera.

Efenberg-750x430

“Kur një lojtar si Aksel Vitsel është futbollisti më i miri që vjen në Gjermani gjatë kësaj merkatoje, atëherë e them pa problem se kemi të bëjmë me një problem të madh. Bundesliga nuk është tërheqëse për futbollistët më të mirë. Prandaj jam i bindur se me kalimin e viteve, diferencat e Bundesligës me kampionate të tjera si Premier Liga dhe La Liga do të thellohen akoma më shumë”, tha Efenberg.






www.minuta90.com