“Legen trajner”, ish-kapiteni i Partizanit shpërthen kundër Lerdës

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 23:40

FB Kategoria Superiore LAJMI KRYESOR Partizani Të fundit

“Legen trajner”, ish-kapiteni i Partizanit shpërthen kundër Lerdës

Skerdi Bejzade mbahet mend mirë te Partizani për golat e shënuar, për karakterin e tij dhe batutat, por edhe si ish-trajner kur ekipi zbriti në Kategorinë e Parë. Humbja në derbin e fundit nuk është pritur mirë edhe nga ish-bomberi i kuq, i cili nuk ka përtuar të komentojë në statuset thumbuese të shokëve të tij. 

skerdi bejzade copy

Sokol Ishka, një ish-lojtar i të tri klubeve të kryeqytetit, pas fitores së Tiranës në derbi ka bërë një status ku shkruan: “Tirona kampion”. Bejzade, i cili aktualisht ushtron profesionin e trajnerit në Gjermani, ka përfituar nga rasti që në statusin e Ishkës të shpërthejë ndaj trajnerit Franko Lerda, i cili pas humbjes së derbit është shkarkuar nga detyra.

Ja komenti i Bejzades për Ishkën: “Çfarë Tirone thua ti. Tirona fitoi një ndeshje e ju hap goja juve se ka trajner legen Partizani, që as nuk ka përmirësuar lojtarët, as lojën, asgjë. Prandaj fituat ju o Kol Ishka”. Më pas ish-mesfushori i është përgjigjur ish-sulmuesit të kuq: “Tirona fitoi me lojë e me rezultat. Që Partizani e ka trajnerin e dobët është e vërtetë, po nga ndeshja më shumë më pëlqeu shpirti i Tironës në fushë”.

FAKSIMILE (1)

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com