Leçe “harron” Bogdanin, blen një 21-vjeçar
Sport e Premte, Janar 27th, 2012Edhe Leçe, që ishte fort e interesuar për të marrë sulmuesin shqiptar të Çezenës, duket se ka hequr dorë. Arsyeja është mbërritja në kampin e Serze Kozmit e lojtarit 21-vjeçar të Shpresave të Zvicrës, Haris Seferoviç. Ky i fundit, që ka lindur në Bosnjë dhe është rritur në Zyrih shihet si një lojtar me mjaft të ardhme, ndaj drejtuesit salernë kanë vendosur që më mirë të investojnë te një lojtar i ri sesa te një 34-vjeçar me eksperiencë si Bogdani. Ndërkohë, mediat italiane theksonin dje se “Bogu” është bërë zgjedhje e katërt për trajnerin Arrigoni te Çezena pas Mutusë, Ederit dhe të sapoardhurit, Vinçenco Renela.
Me shume nga kjo kategori:
- Salihi: Në SHBA, prej parave
- “Jemi Bajern, Bazeli t’i harrojë ‘djajtë’”
- Ferguson: ‘Po dola në pension, do shes qumësht’
- Sporti nga bota
- Lala, si Hamleti: Të kthehem apo jo, kjo është çështja
- Mazarri, presion Çelsit: Të pres me 60 mijë tifozë
- “Te Vllaznia ka klane, s’rinovoj”
- Klaudio Ranieri: Nuk m’i plotësuan kërkesat
- Murinjo i trembet acarit rus: Do kemi probleme
- Premtimi i Shaqirit: Do t’u shënoj bavarezëve




























