LeBron Xhejms kundërshton Donald Trampin, e mbështet Melania

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2018 | 15:41

LeBron Xhejms kundërshton Donald Trampin, e mbështet Melania

Basketbollisti i njohur LeBron Xhejms ka shprehur së fundmi pakënaqësinë e tij ndaj sjelljes së Donald Tramp me disa sportistë me ngjyrë të cilët gjunjëzohen gjatë këndimit të himnit para ndeshjeve. “Presidenti i ka përdorur sportistët për të përçarë vendin dhe unë nuk mund të rri i heshtur për këtë”, tha LeBron për Don Lemon.

lebron-james

Megjithatë i menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidentit i cili ka thumbuar lojtarin dhe i ka përmendur edhe kundërshtarin e tij, Mike.

“LeBron James sapo u intervistua nga njeriu më budalla në television, Don Lemon. Ai u përpoq ta bënte LeBronin të dukej i zgjuar, diçka që nuk është e lehtë të arrihet. Unë për vetë pëlqej Mike”, shkruajti në “Tëitter”, Donald Tramp.

180203101730-01-president-donald-trump-0202-super-tease

Megjithatë duket se i këtij mendimi nuk është Zonja e Parë, Melania Tramp e cila duket se e mbështet shumë basketbollistin. Nga zyra e saj e shtypit u tha se: “Duket se LeBron Xhejms po punon për të bërë gjëra të mira për brezin e ardhshëm dhe siç ka thënë gjithmonë, Zonja e Parë inkurajon të gjithë ata që kanë në fokus të aktivitetit të tyre mirëqenien e fëmijëve”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"