Leao drejt shitjes për 80 milionë euro, Milani synon revolucionin në sulm/ Ja emrat që po studiohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 22:16

Leao drejt shitjes për 80 milionë euro, Milani synon revolucionin në sulm/ Ja emrat që po studiohen

Pavarësisht kthimit në stërvitje duke djegur një ditë leje, situata e Rafael Leaos te Milani nuk duket fort e qartë. Në rast se nuk rinovon, me gjasë ai do të shitet në verë, pavarësisht se vlera e kartonit ka rëndë ndjeshëm gjatë këtij 2023- shi.

leao

Vështirë që ndonjë klub të shpenzojë më shumë se 70-80 milionë euro për portugezin. Cilado qoftë shuma, “djalli” do ta investojë për t’u përforcuar dhe ndër emrat që spikasin janë ata të Nikolo Zaniolos dhe Xhonatan Dejvidit.

I pari ka vetëm disa javë që është transferuar nga Gallatasaraji. Pak ditë më parë ai deklaroi se dëshironte të luante edicionin e ardhëm të Champions-it me klubin turk që për ta lënë të lirë nuk do të shqyrtojë oferta nën 35 milionë euro, por ndjesia është që edhe me më pak para akordi mund të gjendet.

Ish-fantazisti i Romës është 23 vjeç dhe mund të luajë në të gjithë frontin ofensiv, ndaj edhe investimi do të ishte largpamës për kuqezinjtë. Rol më i kufizuar ai i Dejvidit.

21 gola dhe 4 asiste në 30 prezenca sezonale me Lilën e kanë çuar vlerën e tij në 50 milionë euro, shifër që Milani do të mundohet ta limojë duke parë raportet e mira me drejtuesit e skuadrës franceze, e cila nga ana tjetër ka prej kohësh kanale komunikimi me Barcelonën dhe Napolin pikërisht për futbollistin kanadez.

EDHE NJË “PYKË”

Me 80 milionë euro në dispozicion, përveç dy emrave të mësipërm, Maldini do të kishte mjaftueshëm para edhe për një “pykë”, pasi dihet që Zhiru dhe sidomos Ibrahimoviç nuk mund të përballojnë ngarkesën e një sezoni të tërë.

Përveç Reteguit që përbën një skenar jo fort të mundshëm, emri që po studiojnë Maldini me Masaranë është ai i Viktor Bonifejsit. Sulmuesi i Union Sen Zhiluas po bën namin në Ligën e Europës ku ka shënuar 5 gola, ndërkohë që 14 të tjerë i ka firmosur në kampionatin belg.

Në 43 prezenca sezonale ai ka ofruar edhe 8 asiste, ndërkohë që në të kaluar ka qenë pjesë e Bodo-Glimtit me të cilën ka sfiduar Milanin në “play off”-et e Ligës së Europës në ndeshjen e shtatorit 2020 kur norvegjezët u mundën 3 me 2 nga Milani në “San Siro”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"