“Le ta gjykojë ndeshjen arbitër i huaj”, Laze mirëpret kërkesën e Devollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2020 | 21:33

“Le ta gjykojë ndeshjen arbitër i huaj”, Laze mirëpret kërkesën e Devollit

Elbasani-Devolli është e gjitha një “finale”. Skuadra që humbet, i thotë praktikisht lamtumirë Kategorisë së Parë. Në kampin e skuadrës kundërshtare kanë lëshuar akuza ndaj padrejtësive që i janë bërë këtë sezon dhe nga frika kanë kërkuar që këtë fundjavë të ketë gjyqtarë të huaj për të vendosur drejtësi. Ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar për “Panorama Sport” edhe presidenti Arben Laze. Ai është plotësisht dakord për çdo gjë dhe janë gati të pranojnë çdo arbitër që do u sjellë federata
laze
LAZE – “Për ne nuk ka asnjë problem për gjyqtarët e huaj, nëse kjo është e mundur të bëhet, le të ndodhë. Nuk ka asnjë problem Elbasani në këtë aspekt. Më vjen keq që kundërshtari e kërkon fajin te vetja jonë, sepse e keqja e tyre ka qenë humbja me Ilirinë në Devoll, ku edhe nisën rrugën. Ne kemi fituar atje, ata kanë fituar në Elbasan dhe kësaj here si gjithnjë ta tregojë fusha më të mirin. Por, sa u përket arbitrave, nuk kemi asnjë problem. Nëse është e mundur, le të jenë të huaj”, u shpreh fillimisht Laze.
Devolli-Pogradeci ndeshja
Presidenti i elbasanasve nuk ngurroi që të shfaqte respektin për kryebashkiakun e Devollit dhe paratë që ai po hedh për të mbajtur gjallë sportin në atë zonë. “Pavarësisht se jemi kundërshtarë, dua të shpreh respektin personal ndaj kryetarit të Bashkisë së Devollit, i cili mban gjallë sportin aty dhe i qëndron pranë skuadrës. Të gjithë ata njerëz që hedhin para për sportin kanë respektin tim dhe shpresoj që të ketë sa më shumë kryebashkiakë të tillë. Na ka pritur si miq në Devoll dhe do t’i pres absolutisht si miq në Elbasan”, përfundoi numri një i klubit të verdhebluve.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"