Lë pas Mesin, Kristiano Ronaldo thyen një tjetër rekord! Futbollisti bëhet personi i parë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2022 | 15:50

Lë pas Mesin, Kristiano Ronaldo thyen një tjetër rekord! Futbollisti bëhet personi i parë…

Panorama plus/ Kristiano Ronaldo është bërë personi i parë që ka arritur 500 milionë ndjekës në Instagram.

mesi

Pas futbollistit vjen Lionel Mssi, i cili renditet në vendin e dytë në listën e ndjekësve me 376 milionë në Instagram.

Ylli televiziv Kajli Xhener zë vendin e tretë me 346 milionë ndjekës, ndërsa Selena Gomez dhe Dwayne The Rock Johnson janë në vendin e katërt dhe të pestë.

Virat Kohli renditet në vendin e shtatë në listë me 203 milionë ndjekës.

Disa ditë më parë, Ronaldo dhe Lionel Mesi pozuan së bashku për markën e njohur “Louis Vitton” dhe fotoja bëri xhiron e rrjetit duke numëruar miliona klikime në Instagram.

Ronaldo numëron më shumë se 105 milionë ndjekës në Twitter dhe kjo foto ka regjistruar 1.6 milionë pëlqime në këtë platformë deri tani.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"