Lazaro mesazh të qartë Kontes: Jam ambicioz dhe dua të luaj më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2019 | 19:48

Lazaro mesazh të qartë Kontes: Jam ambicioz dhe dua të luaj më shumë

Valentino Lazaro u transferua me shumë bujë te Interi në merkaton e verës nga gjermanët e Herta Berlinit, por ka gjetur shumë pak hapësira në këtë fillim të kampionatit.inter-lazaro-festeggia-sui-social

Mbrojtësi austriak është aktivizuar vetëm 41 minuta me zikaltërit, shumë pak për një lojtar që pritej të ishte një titullar i padiskutuar në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Lojtari ka dhënë një intervistë së fundmi, ku e bëri të qartë se ai dëshiron të bindë Konten, që të përqendrohet tek ai: “Të gjithë dëshirojnë të luajnë në çdo ndeshje, natyrisht edhe unë jam ambicioz. Duhet t’i dëshmoj trajnerit se unë mund të luaj në formacion. Javën e kaluar ne u përballëm me Mesin dhe Ronaldon, në një moment të rëndësishëm të karrierës sime. Unë jam vetëm 23-vjeç dhe sapo kam filluar të rritem në aspektin futbollistik.”, theksoi Lazaro.valentino-lazaro-social-primi-giorni-ritiro-lugano

Gjithashtu ai foli edhe për ndryshimin midis seancave stërvitore ne Gjermani dhe në Itali: “Këtu ka më shumë taktika, disa herë qëndrojmë dy orë në fushë për t’i kuptuar ato. Objektivi im është që në moshën 30 deri 35 vjeç të jem Lazaro më i mirë i mundshëm. Më pëlqen të ec para dhe të sulmoj.”, përfundoi austriaku.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"