“Lautaro nuk ka limite, mëkat për Shkriniarin”, Milito: Interi i duhuri për Dibalën, por çfarë goditjeje Lukaku!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2022 | 14:23

“Lautaro nuk ka limite, mëkat për Shkriniarin”, Milito: Interi i duhuri për Dibalën, por çfarë goditjeje Lukaku!

Para mbërritjes së Romelu Lukakut në Milano, aty ku belgu u vetëshpall “mbret”, pjesa zikaltër e qytetit ka pasur “princin” e saj. Diego Milito është jo vetëm një nga protagonistët kryesorë të tripletës së fituar në vitin 2010, por dhe një nga të preferuarit e tifozërisë dhe pa dyshim që zemra e argjentinasit rreh gjithmonë për Interin. Ish-sulmuesi në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, ka folur për skuadrën zikaltër që po lind nga kjo merkato.

milito

“Princ”, një fillim emocionues i merkatos së verës tek Interi, apo jo?

Po, duhet të them që s’po na lejojnë të mërzitemi. Tani Lukkau është goditje e kryer dhe çfarë goditjeje! Ndryshon jo vetëm Interin, por të gjithë Serinë A. Pastaj ngelet për të parë çfarë do të ndodhë me Dibalën, që do t’i jepte skuadrës komoditet sepse është talent. Nëse ka një mundësi për ta sjellë në Milano, atëherë duhet shfrytëzuar.

Do ta frymëzonte Dibalën transferimi tek ata që i ka pasur armiq?

Tek Interi do të ishte në klubin e duhur që do t’i mundësonte gjetjen e formës. Mbi të gjitha fakti që nuk do të ndryshonte kampionat, do ta ndihmonte shumë. Skuadra dhe tifozët do ta mirëprisnin dhe dëshira për të marrë hak ndaj Juves do të bënte diferencën.

Pavarësisht blerjeve, Interi dëshiron të blindojë Lautaron. Është ky shenjtërimi i “Demit” me ngjyrat zikaltër?

Nuk mund të thuhet asnjëherë në mënyrë absolute. Të gjithë e dinë që unë kam dobësi për Lautaron, por është i ri dhe ka akoma mundësi për t’u rritur. Nuk ka asnjë limit për të, plus që me kampionët e tjerë do të jenë stimul për njëritjetrin.

Për të rregulluar llogaritë sakrifikohet Shkriniar. E pashmangshme?

Shkriniar është një humbje e madhe, është mëkat të sakrifikohet. Gjithsesi, besoj se drejtuesit do të dinë ta zëvendësojnë. Ajo që më kënaq mua ama është që të shikoj Handanoviçin edhe një vit tjetër me këto ngjyra. Është jo vetëm një lojtar i madh, por edhe një njeri i shkëlqyer. Nuk duhet të dorëzohet dhe duhet të konkurrojë për vendin me Onanën.

Përgatiti: NISLI GJINI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"