Lautaro në balotazh me Aleksi Sançez, Interi në Verona rikthen murin e mbrojtjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 19:34

Lautaro në balotazh me Aleksi Sançez, Interi në Verona rikthen murin e mbrojtjes

Interi vazhdon përgatitjet për ndeshjen e sotme në Verona. Trajneri Antonio Konte ka menduar edhe formacionin që do të zbresë në fushë në sfidën delikate të “Bentegodi”-it. Në portë Handanoviç është i konfirmuar. Ajo që mbetet për t’u vendosur është rreshtimi në mbrojtje. Pas pezullimit të D’Ambrozios dhe Bastonit në ndeshjen me Bolonjën, Konte me shumë mundësi do të rikthehet te treshja GodinDe Vraj-Shkriniar.

interiiii

Këta lojtarë nuk luanin së bashku prej gati pesë muajsh, ndeshja e fundit më 16 shkurt në “Olimpico” ndaj Lacios. Në fakt, Interi ishte programuar që të luante gjatë gjithë sezonit ose të paktën në ndeshjet decizive me këta mbrojtës. Por dëmtimet dhe pezullimet bënë që Konte të ndryshonte strategji.

Bastoni ishte një nga lojtarët i cili i “vodhi” vendin uruguaianit të ardhur nga Atletiko i Madridit i cili shumë herë ishte jashtë formës së tij. Këto ulje – ngritje nuk i kanë pëlqyer aspak trajnerit zikaltër, i cili priste më shumë nga lojtari, duke parë edhe eksperiencën e madhe që ai ka në futboll.

SANÇEZ NË BALOTAZH ME LAUTARON

Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrës pritet të jetë kështu: Brozoviç do të jetë nga minuta e parë, ashtu si ndaj Bolonjës. Pjesa e parë e kroatit ishte mbresëlënëse edhe pse në të dytën kondicioni i tij fizik nuk mjaftoi për të luajtur me atë ritëm deri në fund. Në mungesë të Barrelës dhe Sensit, Konte mund t’i besojë sërish Galjardinit, një lojtar shumë i polemizuar në kohët e fundit nga tifozët. Eriksen prapa sulmuesit dhe në krahë Kandreva dhe Jang.

lAUTARO SANCHEZ

Në sulm, Lukaku pritet të ndihmohet një prej dy sulmuesve, Lautaro ose Sançes. Kiliani është në avantazh ndaj argjentinasit, i cili ka treguar një rendiment të dobët që pas rifillimit të kampionatit pas pandemisë. Ndoshta me mendjen në Barcelonë, numri 10 i zikaltërve i ka zemëruar jo pak tifozët, që presin të shohin shpërthimet e tij si në startin e sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"