Lautaro Martinez mahnit Barçën, sulmuesi i Interit fut në mendime katalanasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 23:43

Lautaro Martinez mahnit Barçën, sulmuesi i Interit fut në mendime katalanasit

Lautaro Martinez. I lindur 22 gushtin e vitit 1997 në Bahia të Argjentinës, jo vetëm që e kaloi provimin përpara syve të drejtuesve të Barcelonës, por i mahniti ata. Pavarësisht se e mbylli ndeshjen pa gol, ishte një dhimbje koke konstante për mbrojtësit. Bëri disa lëvizje të zgjuara duke treguar kapacitetin e tij për t’u çmarkuar, tregoi se mund të luajë me shpinë nga porta por edhe që mund të godasë me të dyja këmbët.

lautaro barcelona

Pikërisht prej tij erdhi goli i barazimit të Lukakut, ndërsa arbitri i anuloi dy gola për pozicion jashtë loje. Njërin e shënoi si gjahtar goli në zonë, ndërsa tjetrin pas një kontrolli fantastik prej një lojtari të madh. Argjentinasi i dha 2 pasime të arta Lukakut, por që belgu nuk i shfrytërëndësishëm është dhe sa peshon uruguaiani për formacionin e Valverdes. Sipas gazetës “AS”, Lautaro Martinez ka një klauzolë largimi nga Interi për 111 milionë euro, por kjo pagesë ka një datë të caktuar. Mund të bëhet vetëm në 15 ditët e korrikut që vjen.

Kjo do të thotë se Interi mund të vendosë çmimin që do për Lautaro Martinezin gjatë merkatos së dimrit dhe në merkatot e zoi siç duhet. Lautaro bëri ekzaktësisht të gjitha gjërat që Barcelona është duke kërkuar te sulmuesi që do të zëvendësojë Luis Suarezin. Meqë mbërritëm në këtë pikë, Lautaro në ditën e sotme është i preferuari i Barcelonës për të qenë pasuesi i Luis Suarezit. Duken fjalë të mëdha… Mjafton të shohësh Suarezin në golin e avantazhit të Barcelonës për të kuptuar se sa i ardhshme të verës. Vetëm në këtë korrik mund të largohet për 111 milionë euro.

lautaro

Për Erik Abidalin dhe Ramon Planesin është momenti të vendosin nëse futbollisti 22-vjeçar e meriton këtë vlerë që ka në klauzolë, apo mund ta arrijë në të ardhmen. Sipas portalit të specializuar “Transfermarkt”, Lautaro vlen 40 milionë euro, por shumë shpejt ai çmim do të rinovohet. Në 21 ndeshjet zyrtare, Lautaro ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 4 asiste. Por argjentinasi i Interit nuk është thjesht goleador, është futbollist i skuadrës, ndihmon shumë mbrojtjen, kuptohet mirë me shokët e skuadrës. Nuk është një lojtar që jeton vetëm për golin, por edhe për lojën dhe për raportin me topin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"