Lautaro luftëtar i vërtetë, Barela bën një ndeshje të çmendur ndaj Barcelonës. Ja notat e futbollistëve të Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2019 | 23:29

Lautaro luftëtar i vërtetë, Barela bën një ndeshje të çmendur ndaj Barcelonës. Ja notat e futbollistëve të Interit

Interi u mposht nga Barcelona me rezultatin 2-1 në sfidën e vlefshme për Grupin F të Ligës së Europës. Zikaltërit kaluan të parët në avantazh me anë të Lautaro Martinez, ndërkohë që katalanasit përmbysën rezultatin me Suarez. Ja vlerësimet për futbollistët e Interit pas humbjes ndaj Barcelonës:   

Lautaro

HANDANOVIÇ 6 – Administrim i ndeshjes për kapitenin zikaltër. Nuk ka faj në asnjë nga golat e pësuar.

DIEGO GODIN 5,5 – Suarez e “përpin” në momentin e golit të dytë. Një gabim që kushton vërtet shumë.

DE VRAJ 6 – Gjithmonë i saktë, edhe pse humbet shkëlqimin në minutat e fundit të ndeshjes.

SHKRINJAR 6 – Ashtu si shokët e repartit edhe ai paguan “faturën” e minutave të fundit.

KANDREVA 6 – Bën ndeshje të mirë dhe shërben shpesh Lautaron kur i jepet mundësia. Nuk është gjithmonë i shkëlqyer në krosime, por në njërin prej tyre gjen argjentinasin vetëm me portierin. Mëkat për golin e anuluar me të drejtë. Gabon disa pasime në pjesën e dytë dhe për këtë arsye zëvendësohet (Nga 71′ D’Ambrozio 5,5 – Impakt jo i mirë këtë herë. Futet në një moment kyç, por nuk lë gjurmë).

BARELA 7 – Ndëshkohet me karton të verdhë për 5 minuta, por nuk e pengon. Bën një ndeshje të çmendur, duke ndihmuar shumë mbrojtje. I afrohet golit, i cili do ta kishte shndërruar vërtet në një lojtar të niveleve europiane.

BROZOVIÇ 6,5 – Nga këmbët e tij niset çdo aksion i Interit. “Shpik” një pasim të bukur për Kandrevën dhe impresionon në pjesën e parë. Në të dytën e lë karburanti. Nota është një mesatare mes 8 të pjesës së parë dhe 5 të pjesës së dytë.

SENSI 6,5 – Në limitet e zonës ka një shans, por goditja e tij përfundon mbi portën e Ter Shtegenit. Është lojtari i përhershëm që gjendet mes mesfushës dhe sulmit. Një tjetër provë klasi (Nga 79′ Politano – Pa notë).

AZAMOAH 5,5 – Kalohet lehtësisht nga Mesi në aksionin e golit të dytë. Ndeshje me luhatje në të dyja fazat për ish-in e Juventusit.

LAUTARO MARTINEZ 7,5 – Zhbllokohet pikërisht në “Camp Nou”, pastaj Ter Shtegen i mohon golin e dytë. Gjithmonë i gjallë, dialogon mirë me shokët e skuadrës dhe një luftëtar i vërtetë në të gjithë zonën. Merret vesh mirë me Sançezin. “Dem”!

SANÇEZ 6,5 – E devijon më shumë sesa duhet një pasim të Sensit, por kërkon dhe e gjen Lautaron shumë herë, duke krijuar hapësira në një sulm që funksionoi mirë. Ndëshkohet nga Skomina kur ishte në pankinë (Nga 66′ Galjardini 5,5 – Faza e kontrollit nuk funksionon në fundin e ndeshjes. Bën shumë gabime).

TRAJNERI KONTE 6,5 – E nis ndeshjen me presing lart dhe mjaft mirë, por rezultati në fund nuk është i duhuri. Tani do të luajë gjithçka në dy ndeshjet kundër Dortmundit, por mund të ngushëllohet me paraqitjen pozitive. Sulmi me Lautaron dhe Sançezin funksionon siç duhet.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"