Lautaro-Levandovski, askush nuk “vret” më shpejt se ata

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 12:31

Lautaro-Levandovski, askush nuk “vret” më shpejt se ata

Lautaro-flash! Askush si sulmuesi i Kontes në Europë përveç Robert Levandovskit, bomberit të Bajernit të Mynihut. Po, sepse me golin e shënuar në minutën e katërt në “San Siro” kundër Atalantës mbrëmjen e së shtunës, talenti i Interit komandon klasifikimin special të golashënuesve më të shpejtë të Europës. Me të nisur ndeshja, Martinez e sheh veten me këmbën në gaz deri në fund dhe askush veç yllit polak nuk e ka gjetur më shpesh rrugën e rrjetës sesa argjentinasi në 30 minutat e para të lojës këtë sezon në kampionat.LEVANDOVSKI LAUTARO

SI LEVANDOVSKI – Lautaro e ka lëshuar goditjen vdekjeprurëse në shtatë raste në Serinë A në harkun e gjysmëorëshit të parë të ndeshjes, ku përveç bergamaskëve ka shënuar: kundër Kaljarit në minutën e 27-të, kundër Juventusit në minutën e 18-të, Sasuolos në minutën e 2-të, Breshas në minutën e 23- të, Torinos në minutën e 12-të dhe SPAL-it në minutën e 16-të.

Në të njëjtën shkallë me të ndodhet Robert Levandovski, i cili në Mynih po i drejtohet sezonit të tij më të mirë. Sulmuesi i Bajernit e ka gjetur rrjetën gjithashtu 7 herë këtë sezon në Bundesligë brenda 30-minutëshit të parë të ndeshjes. Në kuotën e 6 golave janë Habib Dialo i Metzit në Francë, Visam Ben Jeder i Monakos dhe Markus Rashford i Mançester Junajtid.lAUTARO mARTINEZ

Por ka më shumë se kaq. Sepse nëse do të llogariteshin në këtë klasifikim edhe golat në Europë, atëherë këmba e Lautaros do të bëhej akoma më e rrezikshme, duke u ngjitur në kuotën e 11 golave brenda gjysmëorëshit të parë të ndeshjes: i ka shënuar Barcelonës në minutën e 3-të, Borusias së Dortmundit në minutën e 22-të në ndeshjen e vajtjes dhe në minutën e 5-të në të kthimit dhe Slavias së Pragës në minutën e 19-të në Ligën e Kampioneve këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"