Lautaro kërkon kohë nga Barça, Koronavirusi “punon” për Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 18:01

Lautaro kërkon kohë nga Barça, Koronavirusi “punon” për Interin

Lautaro Martinez është objetivi numër një i Barcelonës për të forcuar repartin e sulmit. Sulmuesi argjentinas që shpërtheu këtë sezon tek Interi është duke u stërvitur në kushte shtëpie ndërkohë që në Itali vazhdon karantina prej pandemisë së koronavirusit.

lautaro-martinez

“Corriere Dello Sport” bën me dije se “El Toro” ka kërkuar më shumë kohë për të marrë vendimin për të ardhmen. Lautaro Martinez ende nuk e ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, edhe pse joshet shumë nga dëshira për të luajtur përkrah Lionel Mesit te Barcelona. Për momentin ai preferon që të marrë kohën e nevojshme dhe të analizojë të gjitha ofertat që ka në tavolinë.

Lëviz Interi- Gazeta italiane tregon gjithashtu se prej disa javësh, Interi i ka premtuar lojtarit një përmirësim të kontratës dhe rinovimin e saj me pagë më të lartë. Interi mund të përfitojë nga fakti që asnjë skuadër nuk mund të paguajë 111 milionë euro për shërbimet e Lautaro Martiinezit për shkak të krizës nga koronavirusi.

lautaro

Në këtë mënyrë, Antonio Konte shpreson që ta ketë sulmuesin argjentinas edhe për një vit tjetër. Paralelisht, Barcelona kërkon formulat e duhura për të përfshirë lojtarë në këtë marrëveshje për të ulur shumën që duhet të paguajnë në drejtim të Interit. Sulmuesi do të përfitojë 18 milionë euro, pagë që për momentin e ka Antuan Grizman. Lojtarë si Todibo, Alenja, Artur dhe Semedo mund të futen në marrëveshje.

PËRGATITI: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"