Lautaro jep miratimin për kalimin te Barça, por i kërkon katalanasve t’i ofrojnë Interit një…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 28, 2020 | 17:58


Lautaro jep miratimin për kalimin te Barça, por i kërkon katalanasve t’i ofrojnë Interit një…

Lautaro Martinez tashmë e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij dhe ka dhënë aprovimin për kalimin te Barcelona.Lautaro Martinez (R) of FC Internazionale scores the opening

Sipas asaj që shkruan spanjollja “SPORT”, sulmuesi i Interit dëshiron të luajë përkrahë Mesit dhe ka dhënë dritën jeshile për të kaluar te katalanasit në verë.

Gjithashtu Lautaro i ka kërkuar Barcelonës të arrijë një marrëveshje që e favorizon Interin dhe të jetë miqësore. Për argjentinasin ka edhe një ofertë tjetër të shkëlqyer nga Anglia, por ai preferon të kalojë te Barcelona dhe në asnjë vend tjetër.lautaro

Mesa duket, sulmuesi aq shumë i dashur për tifozët zikaltër, do t’i japë fund aventurës me Interin në verë për të kaluar në një kampionat tjetër siç është ai spanjoll.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com