Lautaro dhe Liga e Kampioneve, Mesi: E mirëpres, s’mund ta fitojmë nëse nuk përmirësojmë lojën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2020 | 23:49

Lautaro dhe Liga e Kampioneve, Mesi: E mirëpres, s’mund ta fitojmë nëse nuk përmirësojmë lojën

Lionel Mesi thyen heshtjen. E bën duke ftuar Lautaro Martinezin që të transferohet te Barcelona, por edhe duke treguar momentet e vështira për shkak të izolimit nga Koronavirusi. Në një intervistë për mediat katalanase “Sport” dhe “Mundo Deportivo”, kapiteni argjentinas sqaron edhe çështjen e Champions-it me trajnerin Kike Setien, por është i bindur që nuk do ta pranojë grumbullimin sepse dëshiron të qëndrojë me familjen. Lionel Mesi tha gjithashtu se merkatoja do të jetë shumë e vështirë për shkak të krizës së Koronavirusit, por drejtuesit duhet të jenë të përgatitur për të bërë mirë dhe për të përmirësuar ekipin.
mesi lautaro

OPTIMIST – “Ndoshta pushimet dhe izolimi mund të na kenë bërë mirë, por të shohim nëse kompeticionet do të rinisin dhe do të përfundojnë. Për momentin kemi shumë dyshime duke parë nivelin ku ndodhemi dhe atë që duhet të arrijmë pëër të luftuar për të fituar trofetë”.

FAMILJA – “Unë fizikisht ndihem shumë mirë. Jam stërvitur shumë në shtëpi gjatë këtyer ditëve dhe mendoj se më ka shërbyer për të mbajtur trupin në formë. Karantinimi ishte shumë i vështirë dhe i lodhshëm, por me fëmijët dhe me Antonelën ia dolëm që ta kalonim. U munduam t’i shijonim momentet të gjithë së bashku duke luajtur me njëri-tjetrin. Më përpara nuk kemi patur kohë për shkak të angazhimeve dhe për shkak të shkollës së tyre. Në aspektin psikologjik ishte diçka shumë e vështirë”.

PROTOKOLLI – “Rreziku i prekjes nga ky virus është prezent në të gjitha anët. Që në momentin kur del nga shtëpia, rrezikon të infektohesh, por duhet të mendojmë si ta mposhtim. Në të kundërt, rrezikojmë të mos hedhim hapa përpara. E dimë që protokollet duhen dhe ne do t’i zbatojmë, por duket shumë e vështirë”.

SHQETËSIM – “Pak nga pak po kalon. Rikthimi në stërvitje është një hap i parë pozitiv, por nuk duhet t’i zëmë besë këtij virusi. Duhet të respektojmë masat dhe të marrim përgjegjësitë të gjithë. Duhet të jemi të kujdesshëm edhe kur të fillojnë ndeshjet me dyer të mbyllura”.
barcelona
GRUMBULLIM – “Personalisht unë dëshiroj shumë që të rikthehen kompeticionet dhe të luajmë futboll, edhe pse do të jetë shumë i çuditshëm dhe pa tifozë. Por tema e grumbullimeve është diçka tjetër dhe për të thënë të vërtetën, nuk më pëlqen që të jem i veçuar nga familja ime në këto momente të vështira. Duhet gjetur një zgjidhje për këtë”.

MERKATO – “Kjo është një temë për të cilën nuk më takon mua të flas, sepse në klub ka persona të tjerë që e kanë këtë detyrim dhe duhet të bëjnë më të mirën për skuadrën. Është e qartë që në këtë situatë edhe merkatoja do të jetë e vështirë. Duhet të jemi të zgjuar dhe të përgatitur për të përmirësuar grupin që kemi”.
lautaro-martinez
LAUTARO – “Nuk e di nëse kanë nisur bisedimet për të mes Barceloëns dhe Interit, nuk kam asnjë ide. Por e kam thënë edhe më parë që Lautaro është një sulmues impresionues, mbi të gjitha për faktin që është një bomber i kompletuar, i fortë, ka goditje, shënon gola, di të mbrojë topin. Është shumë i ngjashëm me Suarezin për mënyrën se si luajnë me topin në këmbë dhe si e mbrojnë atë. Por, të shohim se çfarë do të ndodhë me të dhe me lojtarët e tjerë që përfliten se mund të vijnë te Barcelona. Unë i dua më të mirët në skuadër”.

CHAMPIONS – “Unë kurrë nuk kam patur dyshime te grupi i lojtarëve dhe nuk dyshoj që mund të fitojmë gjithçka në këtë sezon, por nuk e bëjmë dot nëse luajmë ashtu si përpara izolimit. Secili ka mendimet e tij dhe ne duhet t’ respektojmë. Traneri Setien është keqkuptuar sepse unë nuk thashë që s’mund ta fitojmë Champions-in. Kam patur fatin që të luaj gjatë këtyre viteve në Champions dhe e di që nuk është e mundur të fitohet pa u përmirësuar. Setien e ka keqkuptuar.

GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"