Latifi merr një tjetër goditje, trajneri i vë kushte skuadrës: Ose ai, ose unë në këtë skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2018 | 17:43

Latifi merr një tjetër goditje, trajneri i vë kushte skuadrës: Ose ai, ose unë në këtë skuadër

Nuk ka shkuar fort mirë aventura e Liridon Latifit në kampionatin hungarez me fanellën e Akademia Pushkash. Talenti kuqezi, u transferua sezonin e kaluar nga Skënderbeun për shifrën e 1 milionë eurove dhe shihej nga klubi hungarez si një lojtar me tepër premisa, por tashmë të gjitha pritshmëritë janë thyer.

2a0270bf-daeb-4729-a963-ce75673fafd0

Latifi është aktivizuar vetëm 11 ndeshje me Akademinë Pushkash, nga të cilat 3 si titullar dhe 8 nga pankina. Kohët e fundit ka pasur edhe një krisje mes tij dhe trajnerit Pinter, madje ky i fundit i zhgënjyer ka performanca e Latifit i ka vendosur klubit ultimatum. Ose ai ose Latifi në skuadër, rrugë të mesme nuk ka. 22-vjeçari nuk grumbullohet në një ndeshje që prej 14 prillit të 2018-ës.

pinter_attila

“E pashpjegueshme se si një zotëri vjen nga jashtë, ne i kërkojmë të luajë përpara dhe ai luan aty. Ai bën shumë gabime, kaq shumë nuk mund të bëhen. Ne kemi probleme dhe nëse nuk flasim për ta. Unë kam luajtur gjithmonë me futbollistët që kanë bërë gjithçka për skuadrën dhe klubin. Nuk do ta ndryshoj këtë: ose ai, ose unë do të largohemi”, u shpreh trajneri hungarez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"