Latifi, kontratë 3-vjeçare me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2014 | 10:26

Latifi, kontratë 3-vjeçare me Skënderbeun

10888445_796522043718852_1130357774294950174_nSulmuesi kosovar, Liridon Latifi, ka zyrtarizuar marrëveshjen me klubin korçar, duke firmosur një kontratë 3-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga drejtuesit e Skënderbeut, teksa dje në mbrëmje është postuar një foto e lojtarit me presidentin Ardjan Takaj. Mirëpo, në mediat kosovare lojtari ka thënë se ende nuk ka firmosur. “Kam arritur marrëveshje me Skënderbeun dhe shumë shpejt pritet të nënshkruaj kontratën. Nuk kam firmosur ende, pasi më duhet të qartësoj disa detaje”, deklaroi fillimisht Latifi për gazetën kosovare “Zëri”. Gjithsesi, ai shpreson që nga Shqipëria të kalojë më pas në ndonjë klub më të madh europian. “Objektivat e mia janë të njëjta me ato të klubit”, theksoi 20-vjeçari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"