Latifi: Kam mësuar nga Salihi, shpresoj të largohem më verë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2017 | 21:32

Latifi: Kam mësuar nga Salihi, shpresoj të largohem më verë

Liridon Latifi i dha Skënderbeut fitoren 1-0 ndaj Teutës dhe kualifikimin në finale të Kupës së Shqipërisë për herë të parë pas pesë sezonesh. Mesfushori kosovar foli në mikrofonin e “Gol pas Goli” në përfundim të takimit të luajtur sot në Durrës:

Latifi

Gol me peshë

“Edhe një gol shumë i thjeshtë ka shumë peshë për mua, sepse më motivon për të vazhduar përpara. Si goli në Vlorë para dy javësh, ashtu edhe ky i sotmi janë shumë të rëndësishëm”.

Nervozizmi pas zëvendësimit ndaj Korabit

“Si unë edhe sulmuesit e tjerë kanë dëshirë të luajnë në çdo ndeshje dhe të bëjnë gol. Këtë e kam mësuar nga Salihi, të cilin e falënderoj pasi kam mësuar shumë gjëra. Ndaj Korabit nuk u nervozova me trajnerin se më zëvendësoi, por me veten që nuk arrita të bëja gol deri në ato minuta. Gjithsesi, u futa në zhveshtore për të trajtuar këmbën që e kisha pak të lënduar”.

Kupa dhe e ardhmja

“Për t’u larguar ose jo nuk e kam në dorë unë. Mendoj se duhet të vazhdoj punën time, siç jam duke bërë, dhe pastaj shpresoj që në verë të largohem. Sa i përket Kupës, jemi shumë seriozë dhe shpresoj ta fitojmë së bashku me kampionatin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"