Latifi bëhet nostalgjik: Më mungon Takaj, e meritonim kampionatin sepse e kemi fituar me djersë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2018 | 12:04

Latifi bëhet nostalgjik: Më mungon Takaj, e meritonim kampionatin sepse e kemi fituar me djersë

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Liridon Latifi, i cili aktualisht është pjesë e Pushkash Akademia në kampionatit hungarez, nuk është duke kaluar një moment të mirë tek kjo skuadër.

Latifi

Ishi i Skënderbeut, ishte i ftuar në emisionin “Zona Gol” në një lidhje direkt në Skypë. Latifi e cilësoi si të paimagjinueshëm dënimin nga UEFA me 10 vite për skuadrën korçare.

Latifi-Pushkas-470x391

Një mendim për titulli që është i kthyer nga KAS?

Jam i lumtur sepse ishte një titull i fituar në fushë për të cilin kam kontribuar edhe unë. E kemi fituar me djersë atë kampionat dhe e meritojmë.

 Sa i ekzagjeruar të duket dënimi i UEFA-s për ta përjashtuar me 10 vite Skënderbeun nga kompeticionet europiane?

Nuk arrij ta kuptoj është një dënim shumë i rëndë dhe kjo është e paimagjinueshme. Megjithatë unë e di që presidenti Takaj do ta çojë çështjen në KAS dhe në gjykata të tjera dhe ndoshta dënimi do të hiqet.

 A të mungon Ardjan Takaj si president?

Më mungon. Takaj është një president shumë i qetë madje edhe kur kemi humbur ndonjë ndeshje të rëndësishme ai na ka qëndruar pranë duke na përkrahur. Është një njeri që e ka ndërtuar në mënyrën e duhur Skënderbeun.

 A po e ndjen Skënderbeu mungesën tënde?

Mendoj që jo sepse skuadra po funksionon shumë mirë edhe pa mua. Ish shokët e mi të skuadrës po e bëjnë mësëmiri punën e tyre dhe jam i lumtur për këtë. E ndjek Skënderbeun sa herë mundem dhe kam parë ndeshjet e tyre në grupet e Europa League nëpërmjet Supersport, shpresoj të fitojnë titullin në këtë sezon, janë në rrugën e duhur.

Nga ndryshon kampionati hungarez nga kampionati shqiptar?

Ndryshon vetëm në aspektin fizik, pasi këtu punohet shumë nga ana fizike, taktikisht besoj se janë njësoj. Nëse Skënderbeu do të luante në kampionatin hungarez do të ishte në vendet e para të klasifikimit.

A është Pushkash Akademia një trampolinë për ty?

Besoj që po për këtë arsye jam transferuar në Hungari. Por në muajt e fundit kam vuajtur një dëmtim në tendinë dhe nuk kam qenë në nivelin tim më të mirë, tashmë jam rikthyer sot kam luajtur 35 minuta në ndeshjen që kemi patur dhe shpresoj që shumë shpejt të arrij formën time optimale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"