Laska i revoltuar, te Laçi priten largime. Ja pikantet e ndeshje me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 18:50

Laska i revoltuar, te Laçi priten largime. Ja pikantet e ndeshje me Skënderbeun

Ndeshja e djeshme në Laç ishte e bukur për t’u parë, por nuk munguan as momentet pikante, duke filluar me trajnerin e Skënderbeut, Julian Ahmataj, i cili e ndoqi takimin pas pankinës së korçarëve.

laci skenderbeu

Duke qenë i dënuar për shkak të 4 kartonëve të verdhë prej protestave në ndeshjet e deritanishme (një rast unikal), Ahmataj ishte vetëm pesë metra pas Gentian Liçit, trajnerit që drejtoi dje nga stoli ekipin korçar. “Panorama Sport” ju sjell disa nga pikantet e ndeshjes së djeshme.

* Kirian Nuabueze la fushën duke lotuar për shkak të një problemi në sy. Mësohet se ai ka bërë një operacion pak javë më parë dhe dje është parë shumë i mërzitur në momentin kur po shkonte drejt pankinës.

* Sulmuesi i Skënderbeut, Belajdi Pusi, doli i pakënaqur nga fusha kur u zëvendësua në minutën e 62-të.

* Pas ndeshjes presidenti i Laçit, Pashk Laska, është parë shumë i revoltuar. Burime në klub tregojnë se po përgatiten largime nga ekipi. Nuk përjashtohet mundësia që të ikin titullarë të rëndësishëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"