Largohet Shkullaku, Lushnja zhvendoset në Çermë për stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2018 | 13:30

Largohet Shkullaku, Lushnja zhvendoset në Çermë për stërvitje

Trajneri i Lushnjës, Hysen Dedja, ka qenë shumë i angazhuar për të zgjidhur problemin e stërvitjes së skuadrës. Tekniku i lushnjarëve ka parë nga afër një fushë futbolli 12 kilometra në veriperëndim të Lushnjës dhe ka mbetur i kënaqur.

Dedja2

“Pashë një fushë futbolli në një gjendje shumë të mirë për stërvitje. Edhe distanca nga Lushnja nuk është e madhe. Mendon se i bën mirë skuadrës që të stërvitemi aty”, është shprehur trajneri Dedja.

Kështu, Bashkia e Lushnjës duhet të sigurojë udhëtimin e skuadrës, ndërsa Bashkia e Divjakës të ofrojë ambientin. Bëhet fjalë për fushën e futbollit që ndodhet në Çermë-Proshkë, të njësisë administrative Tërbuf, në Bashkinë e Divjakës.

lushnja

Tekniku verdhejeshil foli për ndryshimet që priten në prag të ndeshjes me Teutën. “Kam larguar nga ekipi Hermes Shkullaku. Ky futbollist nuk do të jetë pjesë e Lushnjës për pjesën e dytë të sezonit. Kemi synim të marrim në ekip rusin Khatskov dhe sulmuesin Përgjini. Synojmë edhe vlonjatin Zeqaj të Luftëtarit”, deklaroi trajneri Dedja.

Kështu, Shkullaku, i cili nuk luan te Lushnja, pritet të shkëputet edhe zyrtarisht nga klubi. Ndërkohë, trajneri Dedja ka biseduar edhe me mesfushorin lushnjar Armando Mezini, i cili është vetafruar, pasi deklaroi se është larguar nga Pogradeci. Lushnjarët kanë nisur përgatitjet për ndeshjen me Teutën.

26814558_1588269777918841_8235942969322508150_n

Trajneri Dedja tha se skuadra verdhejeshile shkon për pikë në Durrës. “Kemi bërë një përgatitje shumë të mirë dhe kemi një situatë shumë optimiste. Pres kurimin e plotë të Sefës dhe bashkë me çunat e kemi të qartë se në Durrës do të shkojmë për rezultatin pozitiv”, tha trajneri Dedja katër ditë para transfertës së Durrësit, ku nis edhe pjesa e dytë e sezonit.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"