Largohet pas 6 viteve nga Partizani, Trashi me fjalë zemre: Shpresoj të jemi një ditë përsëri bashkë, pa ju…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2020 | 22:17

Largohet pas 6 viteve nga Partizani, Trashi me fjalë zemre: Shpresoj të jemi një ditë përsëri bashkë, pa ju…

Pas 6 viteve pjesë e Partizanit, Lorenc Trashi ka vendosur të largohet nga të kuqtë, për të kaluar te skuadra nga Kuvajti, Al-Qadsia.demi trashi

Me këta të fundit, mbrojtësi i djathtë ka nënshkruar një kontratë për 5 sezonet e ardhshme dhe do të bashkohet me ekipin e ri, sapo të hapen kufijtë.

Në një postim të bërë së fundmi, Trashi i ka falënderuar të gjithë, duke filluar nga klubi, për të vazhduar me presidentin, menaxherin, tifozët dhe familjen e tij.

Në postim, Trashi falënderon tifozët e kuq për gjithçka, duke shtuar se pa ta asgjë nuk do të kishte kuptim.

Postimi i plotë:

 

Dua t’ju njoftoj te gjithëve se që nga dje kam arritur marrëveshjen me klubin më të madh në Kuvajt Al-QADSIA CLUB dhe do jem pjesë e tyre për 5 sezone. Dua të falënderoj presidentin Demi për “OK” që më dha për këtë transferim dhe çdo gjë që ka bërë për mua në këto 6 vite si pjesë e Partizanit.

Falënderoj menaxherin tim që bëri te mundur këtë transferim Franci Bode. Patjetër të gjithë stafin e Partizanit nga i pari tek i fundit, i falënderoj për çdo moment që kemi kaluar së bashku në të mirë e në të keqe kemi qenë një familje e madhe bashkë.

S’mund te harroj protagonistët kryesor nga këto 6 vite më të bukura, tifozët e Partizanit. Faleminderit për mbështetjen që më keni dhënë në çdo moment të keq dhe të mirë dhe faleminderit qe keni treguar një respekt shumë të madh për mua.

Faleminderit për prezencën tuaj në stadium dhe faleminderit grupimit më të madh në Shqipëri “Ultras Guerrils”, pa ju nuk ka kuptim asgjë, ju i jepni fuqi ekipit dhe e motivoni për te dhënë maksimumin çdo lojtar që vesh atë fanelle te rëndë të Partizanit , faleminderit “Ultra Guerrils” faleminderit!

Gjithashtu familja ime që nuk ka reshtur kurrë duke më mbështetur. Prindërit e mi, motrat e mia dhe e fejuara ime qe kanë qenë pranë meje ditë, natë me problemet dhe gëzimet e mia, duke me motivuar që unë të arrij objektivat e mia. Faleminderit !! Faleminderit Familja e Kuqe e Partizanit, Shpresoj të jemi përsëri së bashku një ditë.

104899029_294882598326621_110096210458136938_n 105550292_604874186897975_8436363415330607354_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"