Largohet Papa, Bylisi tenton Troisin për pankinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2016 | 9:15

Largohet Papa, Bylisi tenton Troisin për pankinën

Japonezi Noboru Shimura është larguar nga skuadra e Bylisit, pasi me sa duket nuk ka bindur, ndërsa “samuraji” tjetër vijon të jetë ende pjesë e klubit. Njëkohësisht klubi ka lënë të lirë edhe sulmuesin Enriko Papa, duke mos iu bërë pengesë për një aventurë të tij jashtë vendit.troisiGjithsesi, ballshiotët janë duke kolauduar skuadrën këto ditë të fundit përpara startit të kampionatit, teksa të dielën do të ketë një transfertë delikate me skuadrën e Kukësit. Me ndryshimet e shumta që kanë bërë ballshiotët në skuadër gjatë kësaj merkatoje dimri, pritet që të shihen sesi është harmonizuar ky kontingjent lojtarësh të afruar me pjesën e tjetër të grupit.

Duke qenë se tani çdo ndeshje ka rëndësinë e vet, në Ballsh janë të mobilizuar për të dalë me të paktën një pikë nga përballja me nënkampionët e vendit, edhe pse kundërshtari ka objektiva madhorë këtë sezon. Sahiti dhe Dukiç, të cilët mendohet se do të zëvendësojnë treshen e dënuar nga Komisioni i Etikës.

Ndërkohë, një lajm i fundit po qarkullon në kampin ballshiot për sa i përket trajnerit dhe pista e Marselo Troisit duket sikur është rikthyer sërish në “modë”. IshNë fazën e parë, Bylisi është mundur nga Kukësi 2 me 0, por ia ka dalë të marrë një barazim 1 me 1 në “Adush Muça” gjatë fazës së dytë.

Pritet që në këtë ndeshje, teknikët KuleNexhipi të hedhin nga minuta e parë lojtarët e afruar këtë periudhë: mbrojtësit Brahja, trajneri i Kukësit mund të bëhet “timonier” i pankinës së Bylisit pikërisht ndaj kuksianëve dhe mund të ishte një ogur i mirë për mallakastriotët që të merrnin ndonjë rezultat pozitiv, për shkak të njohjes së skuadrës kundërshtare nga Troisi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"