Largohet një titullar, klubi i Kategorisë së Parë frikë nga aleancat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2020 | 12:49

Largohet një titullar, klubi i Kategorisë së Parë frikë nga aleancat

Devolli pësoi humbjen e tretë radhazi në Orikum dhe tani rrezikon seriozisht rënien. Loja e bilishtarëve ishte e bukur, por ata u ndëshkuan nga një autogol i Ivanit..

Devolli 1-0

Portieri Mali ishte në një ditë të shkëlqyer, por në fund Devolli doli pa pikë në atë transfertë dhe për ndeshjet e fundit të kampionatit rreziku shtohet, duke ditur edhe aleancat e mundshme që mund të bëhen në dëm të bilishtarëve. Gjithsesi, skuadra e trajnerit Fetollari nuk dorëzohet, pavarësisht këtyre humbjeve radhazi.

Mota

Gazeta mëson se nga ekipi është larguar edhe mesfushori brazilian Mota, duke u bërë kështu largimi i dytë, pas atij të Sadik Çelës. Motës i kishte përfunduar kontrata me Devollin dhe duket se palët janë ndarë miqësisht. Ai ishte një lojtar me peshë në formacionin e Devollit, ku ka spikatur edhe si golashënues. Tashmë vëmendja e bilishtarëve është përqendruar te sfida me Turbinën, që luhet të shtunën në Cërrik.

Thanas Gjata – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"