Largohet nga Partizani lojtari i projektuar si titullar, ja skuadra ku mund të firmosë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 20:16

Largohet nga Partizani lojtari i projektuar si titullar, ja skuadra ku mund të firmosë

Një tjetër futbollist i projektuar si titullar i këtij sezoni i jep lamtumirën skuadrës së Partizanit. Dajan Shehi, mbrojtësi i afruar me shumë bujë në verë nga radhët e Vllaznisë, ka ndërprerë sot kontratën me klubin e kuq.

DAJAN SHEHI

Lajmërimin e ka bërë vetë futbollisti me një postim në rrjetet sociale, duke falënderuar klubin për muajt që kishte kaluar në radhët e tij. Lojtari e nisi edicionin si titullar në radhët e të kuqve, por me lëvizjet e fundit, edhe për të nuk kishte më hapësira në rreshtim nga minuta e parë.

shehi

Kështu, palët kanë gjetur akordin dhe sot kanë finalizuar ndërprerjen e bashkëpunimit mes tyre, duke lënë Shehin të largohet si lojtar i lirë. Panorama Sport ka mësuar se futbollisti është në negociata me ekipe të tjera në Superiore, me klubin e Skënderbeut që për momentin duket alternativa e parë për të ardhmen e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"