Largohet nga lufta për duelin që kushton 120 milionë dollarë, caktohet data e supersfidës Usyk-Xhoshua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2022 | 21:15

Largohet nga lufta për duelin që kushton 120 milionë dollarë, caktohet data e supersfidës Usyk-Xhoshua

Entoni Xhoshua dhe Oleksandër Usyk do të përballen në sfidën e revanshit për titullin botëror ne boks në kategorinë e peshave të rënda të brezave ËBA, IBF,ËBO dhe IBO. Ndeshja, sipas asaj që raportohet në mediat britanike, pritet të zhvillohet në Arabinë Saudite në fund të qershorit me datën 25 që është ajo e vendosur si më e mundshmja.

usyk

Një marrëveshje prej 120 milionë dollarësh do t’i çojë kështu 2 boksierët të diskutojnë titullin kampion në Arabi, ndryshe nga takimi i parë që u zhvillua në Londër. Pritet të shihet nëse Usyk do të arrijë ta mbrojë titullin apo do të jetë Xhoshua që do të mposhtë ukrainasin dhe të arrijë të kthejë titullin sërish në ishull.

Usyk aktualisht është në Ukrainë i përfshirë në mbrojtjen e qytetit të Kievit nga sulmi ushtarak i Rusisë. Por pritet që ai të marrë leje për t’u larguar nga fronti që të zhvillojë këtë ndeshje dhe më pas të kthehet përsëri në mbrojtje të vendlindjes së tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"