Largohet nga ekipi japonez, Iniesta flet për Barcelonën: Një ditë do të kthehem, por tani nuk është koha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 13:53

Largohet nga ekipi japonez, Iniesta flet për Barcelonën: Një ditë do të kthehem, por tani nuk është koha

Mesfushori Andres Iniesta u largua nga skuadra e Visel Kobes për një aventurë të re. Gjatë intervistës për mediat pas miqësores së zhvilluar me Barcelonës, ai mohoi zërat për një rikthim të mundshëm tek blaugranat, duke konfirmuar kontaktet me trajnerin e Argentinos Zhuniors, Gabriel Milito.

r1178018_1296x729_16-9

“Jam në kontakt me Gabriel Milito. Më pëlqen të mendoj shumë për të tashmen dhe dua të vazhdoj të luaj, pastaj do të shohim. Siç e kam thënë shumë herë, do të doja të kthehesha tek Barcelona në një moment të jetës sime, por e shoh shumë të largët si ditë”, u shpreh ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"