Largohet nga Bajerni pas 40 vitesh, rrëfehet Hënes: Kam dhënë jetën për këtë klub

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 16:21

Largohet nga Bajerni pas 40 vitesh, rrëfehet Hënes: Kam dhënë jetën për këtë klub

Te Bajerni i Mynihut përfundon të premten zyrtarisht epoka e Uli Hënesit. Ashtu siç e njohim të gjithë, të qeshur dhe grindavec, Hënes nuk ka ndryshuar shumë, edhe pse ka 40 vite që punon në klubin gjerman. Ishte ndeshja e fundit ajo ndaj Borusias së Dortmundit si president i skuadrës kampione.henes

Pas ndeshjes, Hënes foli ekskluzivisht për “Sport 1”. “Mund të them vetëm që të shtunën pashë një ndeshje spektakolare, edhe pse në fushë ishte vetëm një skuadër. Djemtë ishin fantastikë. Ata luajtën nga minuta e parë deri në të fundit me të njëjtin intensitet”, tha Hënes për fitoren në klasiken gjermane.

Hënes ka kaluar një javë shumë të mirë, nisur edhe nga rezultatet pozitive të skuadrës së tij në Champions dhe kampionat: “Kam qenë shumë euforik. Një ftesë më të mirë nuk mund të merrte bordi ynë drejtues për në mbledhjen e së premtes”. Në takimin e radhës, ku Hënes do të ndahet zyrtarisht nga skuadra gjermane, ai do t’i kërkojë bordit drejtues të merret me trajnerin Hansi Flik, i cili në dy ndeshjet e fundit i ka dhënë një tjetër fytyrë skuadrës. “Do t’u kërkoj drejtuesve të merren personalisht me të. Nuk mund ta injorojmë atë çfarë Hansi ka bërë gjatë kësaj jave. Ai mori drejtimin e skuadrës në një moment jo shumë të mirë duke na kthyer gëzimin që na kishte munguar prej javësh. Kemi dy javë kohë për të vendosur në qetësi se çfarë do të bëhet. Ka disa alternativa për stolin, njëra prej tyre ndodhet para syve (Flik)”.Henes duke qare

Një tjetër ndryshim pritet të jetë edhe ai i Hasan Salihamixhiçit. Boshnjaku mund të bëhet drejtor sportiv në klubin më të titulluar në Gjermani. Për Hënesin ai është njeriu i duhur për dy arsye. “Hasan e njeh mirë Bajernin, pasi ka luajtur në të kaluarën me ne, tani në rolin e menaxherit ka mësuar edhe politikat jashtë fushave, si funksionon klubi dhe çfarë duhet për të qenë i suksesshëm jo vetëm në fushën e lojës. Çështja e tij është në rendin e ditës dhe do të diskutohet. Shpresoj që Hasan të marrë më shumë përgjegjësi dhe të ngrihet në detyrë. Në klub duhen njerëz të besuar dhe për ne ai është i duhuri”.Henes

KONTRIBUTI Hënes është i bindur se ka bërë shumë për Bajernin e Mynihut ashtu si dhe për futbollin gjerman në tërësi. “Po flasim për një periudhë 40- vjeçare. Kam qenë prezent në shumë reforma të futbollit në rang klubesh dhe kombëtaresh. Shumë njerëz më kanë vlerësuar, të tjerët ndoshta e bëjnë pas të premtes, gjithsesi nuk është koha për të gjykuar askënd. Edhe pse do të largohem nga roli i presidentit, do të vazhdoj të frekuentoj rregullisht ndeshjet e Bajernit dhe jo vetëm. Dhurata e fundit nga skuadra? Mendoj që ajo ishte në ndeshjen me Borusian, të tjerat nuk më interesojnë, pasi nuk do të jenë për mua (qesh)”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"