Largohet këtë sezon nga Mançester Siti, Milani kontakton menaxherin e ish-kampionit të botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2020 | 21:48

Largohet këtë sezon nga Mançester Siti, Milani kontakton menaxherin e ish-kampionit të botës

Milani po bën të pamundurën për të sjellë në “San Siro” mesfushorin veteran të Mançester Sitit David Silva.

660315-david-silva-manchester-city-reuters

“Corriere dello Sport” mëson se drejtuesit e “Djallit” kanë kontaktuar menaxherin e 34-vjeçarit për ta bindur që të luajë sezonin e ardhshëm me skuadrën e njohur italiane.

Ish-kampionit të botës dhe të Europës me Spanjën i skadon kontrata me “Qytetarët” në fund të këtij sezoni dhe do të largohet nga skuadra. Klubi amerikan i Inter Majemit i ofron një pagë luksoze mesfushorit të “Qytetarëve”, por ideja që të luajë sërish në Europë mund ta tundojë shumë David Silvën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"