Largohet edhe portieri Bajri nga Besëlidhja, shkak për këtë bëhet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2019 | 16:22

Largohet edhe portieri Bajri nga Besëlidhja, shkak për këtë bëhet…

Nga dje Besëlidhja është lënë pushim për t’u grumbulluar më 6 janar për të nisur minifazën përgatitore. Ndonëse kjo skuadër e mbylli në vend të dytë gjysmën e parë të sezonit, madje me diferencë të dukshme pikësh nga kreu, stafi dhe futbollistët janë të qetë, pasi mendojnë se koha në dispozicion do t’u mjaftojë për të rikuperuar pikët që nevojiten për të marrë kreun.samet bajri

Jemi në kohë merkatoje dhe Besëlidhja pritet të jetë aktive, si gjithmonë. Përveç afrikanëve Isiaga Kamara dhe Abubakar Soumah, është larguar përfundimisht edhe portieri shkodran, Samet Bajri, i cili kishte ardhur në Lezhë në merkaton e verës së vitit 2018. Ai ka mbrojtur portën e Besëlidhjes si titullar deri pak para disa javësh, kur pësoi një dëmtim që duket se do ta lërë jashtë fushave për kohë të gjatë.

Ky është edhe shkaku i “divorcit” me Besëlidhjen, që ka në dispozicion vetëm Fabjol Rexhepin dhe po kërkon një portier tjetër. Sipas deklaratave të presidentit Gjok Noka, përveç portës, kërkesë emergjente e merkatos është edhe një sulmues goli. Për largimin nga Besëlidhja, portieri Bajri është shprehur për “Panorama Sport”: “Pamundësia ime për t’i shërbyer ekipit që në nisje të gjysmës së dytë të sezonit më bëri të kërkoj largimin nga Besëlidhja për t’i hapur rrugë ndonjë tjetri.

Largimi im pa e përmbushur kontratën ishte një surprizë jo e këndshme, por rrethanat më detyruan ta ndërmarr këtë hap të dhimbshëm. Me Besëlidhjen kam kaluar shumë mirë dhe jam i bindur se ajo do të ngjitet në Superiore. I uroj fat dhe sukses në rrugën e saj. I falënderoj të gjithë, nga presidenti e deri te punëtori i fushës”, tha Bajri.

Preng GJIKOLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"