Largohet edhe Çekrezi: Kastrioti nuk respektoi kontratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2019 | 14:17

Largohet edhe Çekrezi: Kastrioti nuk respektoi kontratën

Pak ditë pas largimit të Ersil Ymerit, Kastrioti humb edhe një tjetër titullar të rëndësishëm, portierin Amarildo Çekrezi, i cili i ka dhënë fund aventurës me krutanët.

Cekrezi Kastrioti

Palët nuk ranë dakord për rinovimin dhe Çekrezi ka njoftuar largimin me një postim në rrjetet sociale, ku mes të tjerash shkruan: “Shokë dhe miq, prej sot nuk jam më pjesë e Kastriotit. Jo se nuk dëshiroja të vazhdoja, por po largohem për arsye të mosrespektimit të kontratës nga klubi, ky është shkaku kryesor i largimit. Do ta kujtoj gjatë këtë eksperiencë te Kastrioti, ku kam përjetuar emocione të mëdha. Gjeta një grup të mirë dhe fitova shokë të rinj, si dhe një staf të përkushtuar. I falënderoj me gjithë zemër. Nuk harroj tifozërinë krutane, si dhe trajnerët Bledar Devolli dhe Besnik Malaj. Pavarësisht se nuk do të jem pjesë e Kastriotit, e falënderoj klubin për mundësinë e dhënë dhe i uroj suksese sezonin e ri”.

Ky largim vjen në një moment të papërshtatshëm, pasi po afron kampionati dhe portierët në qarkullim janë të paktë. Mbetet të shihet reagimi i krutanëve, pasi në klub pretendojnë që Çekrezi ka kontratë deri në vitin 2021.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"