Largimi nga vendi i aksidentit, ja sa rrezikon të dënohet moderatorja Ilda Bejleri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 16:45

FB Gossip Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR

Largimi nga vendi i aksidentit, ja sa rrezikon të dënohet moderatorja Ilda Bejleri

Moderatorja e njohur sportive, Ilda Bejleri, u përfshi në një situatë të pakëndshme, teksa aksidentoi me makinë një 63-vjeçare.

auto_auto_Ilda_Bejleri115637341981563883268-600x360

Në njoftimin zyrtar të Policisë bëhet me dije se është sekuestruar makina e gazetares dhe ajo tani do të hetohet në gjendje të lirë nga prokuroria për dy akuza. “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Nëse këto 2 akuza provohen, atëherë, në bazë të kodit penal, Ilda rrezikon të dënohet me gjobë, ose me burgim deri në 1 vit.

NENI I KODIT PENAL:

“Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit”.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com