Largimi nga Torino duket i sigurt, Etrit Berisha pranë transferimit te skuadra tjetër e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2022 | 17:10

Largimi nga Torino duket i sigurt, Etrit Berisha pranë transferimit te skuadra tjetër e Serisë A

Duke qenë se merkatoja e muajit janar po afron, në mediat italiane gjen edhe emrin e Etrit Berishës, që mesa duket sheh si alternativë kalimin te Specia. Portieri i Kombëtares shqiptare nuk preferohet si numri një te skuadra e Torinos.

ETRIT BERISHA

Po ashtu edhe paraqitjet deri diku të mira të serbit Milinkoviç-Saviç kanë bërë që shqiptari të mos gjejë hapësirë dhe të mendojë gjithashtu një largim të mundshëm që në muajin janar. Etriti nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon dhe ashtu siç e shprehu edhe në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Italinë, do të kërkojë një ekip tjetër, nëse nuk gjen hapësira te Torino, por mesa duket Ivan Juriç nuk e sheh si pjesë të projektit.

“Nëse nuk do të kem hapësirë, në të ardhmen do të shoh mundësinë për ta gjetur diku tjetër”, tha Berisha. Ndërkohë “toro.it” shkruan se destinacioni i portierit mund të jetë Specia. Ish-skuadra e Rei Manajt që ndodhet po në Serinë A, po kërkon së fundmi një portier, pasi Bartolomej Dragovski pësoi pak kohë më parë një dëmtim tepër të rëndë që do ta lërë jashtë për shumë kohë. Kështu që Specia po mendon që të afrojë Etrit Berishën, si një portier me eksperiencë në Serinë A, ku ka veshur fanellën e Lacios, Atalantës, Spalit dhe Torinos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"