Largimi nga Spanja, Moreno: Mos më bëni të flas për… Enriken

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2019 | 10:30

Largimi nga Spanja, Moreno: Mos më bëni të flas për… Enriken

Roberto Moreno nuk ka pranuar të hedhë dritë të mëtejshme në natyrën e largimit të tij si trajner i Spanjës, pasi u detyrua në mënyrë dramatike të bëhet mënjanë për t’ia lëshuar vendin Luis Enrikës. 

3996xozemookbvsnzral0somwrl54ymqfw5d2909110png

Pavarësisht se punoi si asistent i Enrikes në Romë, te Selta Vigo dhe te Spanja, Moreno mori drejtimin e kombëtares kur Enrike u tërhoq pas ndarjes nga jeta të vajzës. Pasi kaloi dramën, ish-tekniku i Barçës vendosi të rikthehej, zgjedhje e cila u pranua edhe nga Federata Spanjolle e Futbollit.

I pyetur mbi momentin që po kalon, Moreno ka deklaruar: “Nuk e di se çfarë ndodhi. Pyesni Luisin, por megjithatë mendoj se është më mirë që ajo për të cilën kemi folur të qëndrojë mes nesh. Nëse kush qëndron në anën tjetër dëshiron të flasë, atëherë le ta bëjë. Unë nuk kam asgjë për të thënë, edhe pse mendoj se nuk do të ishte diçka e mirë për palët, sidomos për mua. Është më mirë të mendoj për veten në këto momente”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"