Largimi nga Partizani, La Kamera: Jam i lumtur për këtë eksperiencë, ja mangësitë e futbollit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2017 | 10:37

Largimi nga Partizani, La Kamera: Jam i lumtur për këtë eksperiencë, ja mangësitë e futbollit shqiptar

Xhovani La Kamera  nuk arriti që të tregonte asgjë nga vlerat e tij duke qenë shumë larg pritshmërive. Ndërsa mediat italiane flasin për një prishje të kontratës së tij me klubin e Partizanit, duke qenë se nuk është në planet e trajnerit Starova.

la-Kamera

Kjo gjë është pohuar edhe nga vetë mesfushori në një intervistë për “Tuttomercatoweb”., La Kamera parashikohet të vazhdojë karrierën e tij në Itali, ku ofertat në drejtim të tij nga ekipe të kategorive të ndryshme nuk kanë munguar.

Me Partizanin, 33-vjeçari u aktivizua 667 minuta dhe nuk ka arritur të shënojë asnjë gol. Ai kishte një vend titullari në kohën që ekipi drejtohej nga Mark Iuliano.

La Kamera

Largimi nga Partizani

Ideja për të ndërprerë kontratën lindi në dy javët e fundit, por u zgjidh vetëm këto ditë. Kam kaluar mirë në Tiranë, si në aspektin futbollistik, ashtu edhe jashtë tij. Jam i lumtur për këtë eksperiencë, por kisha shumë dëshirë të kthehesha në Itali.

Vlerësimi për futbollin shqiptar

I një niveli të mirë, mendohet se është nivel i ulët, por nuk është kështu. Si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë teknik. Ndryshe nga futbolli ynë, është se punojnë më pak në fazën taktike, më pak në lojën një kundër një, në këtë drejtim kanë pak mangësi. Por ka shumë teknikë dhe përgatitje fizike.

E ardhmja

Për momentin stërvitem me një skuadër afër Milanos. Janë disa ish-kolegë të Pavias që kanë një qendër sportive. Do të punoj që të mbaj dhe përmirësoj gjendjen fizike.

Keni objektiv Serinë B apo C?

Fatkeqësisht, nuk varet nga unë. Po kaloj një rini të dytë, jam mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Nuk kam kam frikë te rifutem në lojë. Vetëm shpresoj të gjej një projekt serioz.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"