Largimi nga Laçi, Vucaj “driblon” Nicën: Me Vllazninë vetëm një telefonatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2017 | 9:59

Largimi nga Laçi, Vucaj “driblon” Nicën: Me Vllazninë vetëm një telefonatë

Trajneri i Laçit, Stavri Nica, deklaroi një ditë më parë se Erjon Vucaj u largua nga skuadra për arsye disiplinore. Dje, gazeta ka kontaktuar me ish-kapitenin bardhezi për të mësuar më shumë në lidhje me këtë deklaratë të Nicës dhe të vërtetën e largimit. Por, vetë futbollisti nuk ka preferuar të flasë në lidhje me këtë çështje.

Laci-Kastrioti 1-0, Vucaj ne dyluftim me Sefen

“Nuk kam se çfarë të them. Për mua Laçi është një kapitull i mbyllur dhe nuk dua të flas në lidhje me të. Ka ndodhur çfarë ka ndodhur, është një histori që është mbyllur dhe mua nuk më intereson më”, është përgjigjur Vucaj duke mos preferuar të sqarojë pozicionin e tij në lidhje me këtë çështje.

Ndërsa, në lidhje me tratativat me Vllazninë, Vucaj tregon: “Një herë kam folur me drejtuesit e asaj skuadre në telefon dhe nuk kam pasur ndonjë takim. Kam folur vetëm në telefon dhe nuk ka ndonjë gjë konkrete”, përfundoi prononcimin e tij për gazetën Erjon Vucaj.

MIQËSORJA

Ndërkaq, skuadra ka zhvilluar deri më tani shtatë ndeshje miqësore, më shumë se të gjitha skuadrat e Superiores gjatë muajve të verës. E fundit që zhvilluan kurbinasit ishte ajo me Kastriotin, që përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, me gola të realizuar nga Enco Malindi dhe Eglentin Gjoni.

Tashmë ekipi i drejtuar nga Stavri Nica do të zhvillojë një miqësore me Ilirinë e Fushë-Krujës ditën e mërkurë, në orën 18:00, në stadiumin “Redi Maloku”. Në këto takime, trajneri Nica sheh formën e lojtarëve si edhe ka mundësi të provojë skema të ndryshme loje për të vendosur më pas se kë do të përdorë në sezonin e ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"