Largimi nga kombëtarja, reagon Xhaka: Kuqezi deri në vdekje!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2017 | 18:54

Largimi nga kombëtarja, reagon Xhaka: Kuqezi deri në vdekje!

Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe Bazelit, Taulant Xhaka, ka bërë një reagim në faqen e tij zyrtare në Facebook pas largimit nga grumbullimi i kombëtares shqiptare së bashku me mesfushorin tjetër Amir Abrashi.

xhaka abrashi

Pas përfundimit të ndeshjes ndaj Italisë, ku Xhaka dhe Abrashi nuk u aktivizuan asnjë minutë nga trajneri De Biazi, ata nuk udhëtoi me skuadrën drejt Shqipërisë për të qënë i gatshëm në ndeshjen miqësore kundër Bosnjës.

Xhaka ka postuar një foto bashkë me Abrashin duke e shoqëruar me përshkrimin “Deri në vdekje kuqezi!”.

xhaka fb

Postimi i Taulant Xhakës në Facebook

Trajneri De Biazi në konferencë për shtyp mohoi të ketë një çështje “Xhaka” në kombëtare pas mosaktivizimit në ndeshjen e djeshme, duke thënë se mesfushori nuk do të jetë pjesë e kombëtares ndaj Bosnjës për arsye të tjera. Sa i përket Abrashit, De Biazi tha se ai u largua për shkak dëmtimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"