Largimi nga Junajtid gjithmonë e më i mundshëm, veprimi i fundit i Ronaldos vërteton zërat e merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2022 | 16:41

Largimi nga Junajtid gjithmonë e më i mundshëm, veprimi i fundit i Ronaldos vërteton zërat e merkatos

E ardhmja e Kristiano Ronaldos duket gjithmonë e më larg Mançester Junajtid, me futbollistin që u raportua nga mediat angleze në ditën e djeshme se i kishte kërkuar shitjen “Djajve të Kuq”, lajme të cilat deri më tani nuk janë përgënjeshtruar nga ana e portugezit ose agjentëve të tij.

RONALDO

Ronaldo ka qenë gjithmonë i angazhuar të informojë fansat lidhur me të ardhmen e tij dhe lajmet që qarkullojnë për të në media, duke i përgënjeshtruar shpesh ato dhe duke dhënë sqarime për situatën, zgjedhje të cilën ylli portugez duket se nuk e ka zbatuar këtë herë duke qëndruar në heshtje.

Kjo zgjedhje e 37-vjeçarit për të mos i mohuar zërat e një largimi të mundshëm duket të jetë një tregues i qartë i krisjes së marrëdhënieve me klubin dhe dëshirës për një transferim diku tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"