Largimi nga grumbullimi i Kombëtares Shpresa, mbrojtësi sqaron të vërtetën…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2018 | 19:49

Largimi nga grumbullimi i Kombëtares Shpresa, mbrojtësi sqaron të vërtetën…

Ish-mbrojtësi i Teutës, Dajan Shehi, i cili së fundmi u transferua te skuadra kroate e Hajdukut të Splitit, duke bërë një hap galopant në karrierën e tij. 21-vjeçari nga Elbasani ishte një nga risitë e listës së trajnerit Alban Bushi, për 2 përballjet ndaj Sllovakisë, por nuk arriti të lerë gjurmë.

Shehi

Pasi përfundoi në tribunë në sfidën e parë të zhvilluar në “Selman Stërmasi”, Shehi u largua nga grumbullimi i ekipit Kombëtar Shpresa. I kontaktuar nga “Panorama Sport” në lidhje me largimin e tij, mbrojtësi u shpreh:

“Në radhë të parë dua të falënderoj drejtuesit për ftesën, për tu bërë pjesë e familjes së madhe kuqezi. Në lidhje me largimin tim dua të sqaroj që janë gjëra personale. Pasi e diskutova me trajnerin u largova me mirëkuptim. I uroj suksese çunave dhe me fitore në Sllovaki”, u shpreh 21-vjeçari Dajan Shehi.

ILDI MEROLLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"