“Largimi i Xhampaolos humbje për të gjithë”, flet Boban: Për të qenë të suksesshëm na duhet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 17:32

“Largimi i Xhampaolos humbje për të gjithë”, flet Boban: Për të qenë të suksesshëm na duhet…

Milani vendosi të largojë nga posti i trajnerit Marko Xhampaolon, për shkak të rezultateve të dobëta që ky i fundit arriti me kuqezinjtë në 7 javët e para të kampionatit.Pioli-Xhampaolo

Drejtimi i skuadrës tashmë i është besuar ish-trajnerit të Interit, Stefano Piolit, i cili tashmë ka si objektiv kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Për këtë situatë të kuqezinjve është ndalur të flasë edhe një nga drejtuesit e klubit, siç është Zvonimir Boban: “Ne kemi kaluar një moment të vështirë. Largimi i trajnerit është një humbje për të gjithë ne. Ishte një zgjedhje që e kemi marrë të gjithë jo vetëm unë. Xhampaolo është një trajner shumë i mirë, por kjo zgjedhje u bë për të mirën e Milanit. Ne duam të marrim rezultatet me një lojë të mirë. Megjithatë për të qenë përsëri të suksesshëm na duhet ende kohë.”, theksoi kroati.zvonimir boban

Gjithashtu ai shprehet se do të bëjnë gjithçka për të rikthyer Milanin në krye, por thekson se iu duhet ende kohë: “Kur gjërat nuk shkojnë mirë, fajtorët janë të gjithë, trajneri, lojtarët dhe ne drejtuesit. Shpresojmë që tani me Piolin të bëjmë më mirë. Ne kemi nevojë për kohë, askush nuk ka thënë që do të jemi të suksesshëm menjëherë. Jemi një ekip i ri, jemi skuadra më e re në Itali. Do të bëjmë gjithçka për ta rikthyer Milanin në krye, diçka e tillë është e mundur, duhet të krijojmë një ekip gjithnjë e më të fortë.”, përfundoi 51-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"