Largimi i Stavri Nicës, ja kush pritet të jetë “timonieri” i ri i Devollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 18:30

Largimi i Stavri Nicës, ja kush pritet të jetë “timonieri” i ri i Devollit

Të tjera probleme te Devolli, tani më serioze se ato të pak javëve më parë, kur pati pezullime lojtarësh që më pas u rikthyen. Trajneri Stavri Nica i ka paraqitur dorëheqjen presidentit Edi Duro. Trajneri durrsak e ka justifikuar vendimin e tij me arsye shëndetësore, por kuptohet lehtë që nuk është ky problemi që e ka shqetësuar Nicën. 

Nica

Ai e ka menduar mirë situatën dhe që të martën në mbrëmje është larguar nga banesa ku ishte akomoduar, duke mos pritur përgjigjen e drejtuesve të klubit. Këta të fundit për momentin nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje. Tashmë është fakt se atyre u duhet të gjejnë një trajner të ri për të marrë drejtimin e Devollit dhe për fat të mirë kanë kohë në dispozicion, sepse këtë fundjavë kampionati është pushim.

festim fetollari

“Panorama Sport” mëson se kandidati i mundshëm për të zëvendësuar Nicës në stolin e skuadrës bilishtare është pogradecari Festim Fetollari. Ky i fundit ishte pjesë e liqenorëve sezonin e shkuar, teksa u zëvendësua nga Ardijan Abazaj.

Fetollari do të jetë prezent në Bilisht ditën e nesërme, për të biseduar me drejtuesit! Në rast se palët bien dakord për kushtet, atëherë me shumë gjasa Fetollari do të jetë “timonieri” i ri i Devollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"