Largimi i radhës, edhe Berisha zgjedh të përfaqësojë Kosovën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2016 | 13:13

Largimi i radhës, edhe Berisha zgjedh të përfaqësojë Kosovën

Sulmuesi kosovar Besart Berisha, i cili luan në Australi me Melburn Viktori, është largimi i radhës nga kombëtarja shqiptare drejt asaj së Kosovës. Prej disa vitesh ai nuk grumbullohet me skuadrën kuqezi, dhe për këtë arsye ka bërë kërkesë në FIFA që t’i lejohet kalimi te Kosova.

berisha

Berisha në një prononcim për gazetën kosovare “Koha Ditore”, ka konfirmuar dëshirën e tij për të qënë pjesë e Kosovës, por në të njëjtën kohë ka bërë me dije se do ta ketë të pamundur të bashkohet me përfaqësuesen në ndeshjet e saj të para.

“Është e vërtetë që dëshira ime është të jem pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Kam biseduar me trajnerin Albert Bunjaki rreth kësaj çështjeje. Për momentin jemi në pritje se çfarë do të vendosë FIFA. Aktualisht në Australi është faza përgatitore deri në fund të muajit tetor dhe nuk kam mundësi të paraqitem në këto ndeshjet e para”, tha Berisha për “Koha Ditore”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"